Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kanosi bashkëshorten me kallashnikov dhe qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 40 vjeçari në Libohovë

13:27 / November 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
libohove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Libohovë, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë.

Një 40-vjeçar, pas një konflikti me bashkëshorten, e ka kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri automatike dhe më pas ka qëlluar në ajër. Pas rreth dy orësh e 30 minutash negociatash me Policinë, ai u neutralizua dhe u arrestua.

Njoftimi i Policise

Libohovë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje.

Kanosi bashkëshorten se do ta vriste me armë zjarri automatike dhe qëlloi në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 40-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal.

Pas rreth 2 orësh e 30 minutash negociatash me Policinë, u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij.

Sekuestrohen arma e zjarrit automatike, me fishekë në folenë e fishekut, si dhe krehëri me municionin përkatës.

Pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme, në Libohovë, një shtetas po kërcënonte për jetën bashkëshorten e tij, duke qëlluar me armë zjarri në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja” organizuan menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe negociatave të zhvilluara nga shërbimet e Policisë, u finalizua operacioni policor “Reagimi”, si rezultat i të cilit u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit T. B., 40 vjeç, banues në Libohovë, me precedent të mëparshëm penal.

Ky shtetas, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, e kishte kanosur se do ta vriste me armë zjarri automatike dhe më pas ishte larguar me automjet, duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij, arma e zjarrit automatike u konstatua me fishekë në folenë e fishekut, si dhe me krehërin me municionin përkatës. Arma dhe krehëri me municion u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

bashkeshortja Kallashnikov kanosje konflikt LIBOHOVE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“S’mund t’i besoj jetën time nën narkozë Edi Ramës”- Veliaj refuzon të operohet në Spitalin Memorial Fier

12:09 / November 22, 2026

Operacion i përgatitur për 15 vite/ Pilotët amerikanë, 37 orë në ajër mbi objektet bërthamore të Iranit

11:52 / November 22, 2026

Qafë Thanë/ Inagurohet sistemi i integruar i kontrollit, Mickoski: Nxit turizmin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

11:08 / November 22, 2026

Ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte të shportës/ Rama: Kapitalizmi është kafshë e egër që s’bëhet lepur…

10:37 / November 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.