Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Shqipëria dhe Kosova/ Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit

16:28 / November 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ks klodianaspahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria dhe Kosova po diskutojnë zgjerimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët në të dyja anët e kufirit, me synimin që trajtimet mjekësore të ofrohen sa më pranë vendbanimit. Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, gjatë një vizite në Spitalin e Gjakovës, ku u takua me homologun e saj Arben Vitia, foli për nevojën e forcimit të kapaciteteve spitalore në Shqipëri, duke përmendur konkretisht shërbimin e dializës në spitalin e Kukësit.

Aktualisht, në bazë të një marrëveshjeje mes dy vendeve, pacientët nga zonat kufitare të Shqipërisë mund të marrin shërbime mjekësore në spitalet e Kosovës. Spahiu falënderoi personelin mjekësor të Gjakovës për kujdesin ndaj pacientëve nga Tropoja, Hasi dhe Kruma, ndërsa theksoi se edhe spitalet shqiptare duhet të forcojnë kapacitetet e tyre për të ofruar shërbime në mënyrë të ndërsjellë.

“Unë kam bërë një vizitë kohët e fundit në spitalin e Kukësit dhe në spitalin ditor të Hasit, kam parë aty nevojat që ato kanë dhe për këtë ju jam shumë mirënjohëse që ju keni realizuar që ato shërbimet e munguara që janë atje të merren në mënyrë të përkryer në spitalin e Gjakovës, të Prizrenit dhe në spitalin universitar të Prishtinës dhe ndoshta është momenti që edhe ne të forcojmë kapacitetet tona në disa shërbime, si për shembull shërbimin e dializës, në mënyrë që edhe ata pacientë që vijnë këtu ta marrin shërbimin në spitalin e Kukësit dhe anasjelltas”, tha Spahiu.

Nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, tha se dy vendet kanë rënë dakord të nisin sa më shpejt punën për marrëveshje konkrete, që do të zgjerojnë mundësitë e trajtimit për pacientët shqiptarë dhe kosovarë.

“Pres me padurim që përtej pjesës së shërbimeve të kemi edhe marrëveshje konkrete në të cilat u dakorduam që sa më shpejt të fillojmë dhe të punojmë në to, në mënyrë që këto marrëveshje t’ju shërbejnë sa më mirë qytetarëve shqiptarë në të dyja anët e kufirit”, u shpreh Vitia.

Gjatë takimit u diskutua edhe shkëmbimi i përvojave mes personelit mjekësor dhe zgjerimi i shërbimeve të specializuara, në mënyrë që pacientët të kenë më shumë mundësi trajtimi pa qenë nevoja të udhëtojnë larg vendbanimit.

Vizita në Kosovë ishte e para zyrtare jashtë vendit për Spahiun si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

dyja Kosova shendetesore sherbime Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

VKM/ Rikonstruksioni i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 2019-ës, 3 milionë euro për bashkitë Shijak, Vorë e Krujë

19:59 / November 20, 2026

Shqipëria i bashkohet nismës së Trump për sigurinë energjetike, Ambasada Amerikane: Hap i rëndësishëm

10:03 / November 20, 2026

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.