Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

ZYRTARE/ Maldini Drejtor Teknik, Boban kthehet në shtëpinë e tij te Milan

15:05 / June 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
boban maldini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paolo Maldini nuk do të jetë më Përgjegjës për Sektorin Teknik të Milanit, pasi tashmë ai do të mbajë i vetëm postin e Drejtorit Teknik.

Ka qenë klubi kuqezi që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me legjendën kuqezi, i cili do të ketë përgjegjësi për të gjithë zhvillimet dhe planifikimin në aspektin sportiv, duke përfshirë merkaton, planet e klubit dhe organizimin e përgatitjes së sezonit.

“Paolo e mishëron atë cilësi dhe ato vlera që janë blloqet ndërtuese të klubit tonë, jam i lumtur që e kam në krye të zonës sonë sportive, me të, ne do të jemi në gjendje të ndërtojmë një klub modern, të formuar nga profesionistët më të lartë do të jetë një udhëtim që ne do të ndjekim së bashku për të arritur një projekt sfidues dhe bindës, i cili do të kërkojë energji dhe përkushtim të madh.

Unë jam i bindur se Paolo do të jetë në gjendje të projektojë përvojën e tij, vizionin e tij dhe udhëheqjen e tij. Paolo është pjesë e Milanit dhe e njeh rrugën e suksesit, ai do të jetë një pikë referimi e rëndësishme për të gjithë”, tha CEO Ivan Gazidis.

Por nuk ishte vetëm kjo, pasi Gianni Infantino kishte thënë disa herë “jo”, në fund është bindur dhe i ka uruar fat Zvonimir Bobanit, që zyrtarisht është kthyer te Milani, jo më si futbollist, por në rolin e drejtuesit. Do të jetë “unaza” lidhëse mes Maldinit dhe Ivan Gazidisit, CEO-s kuqezi.

“AC Milan komunikon emërimin e Zvonimir Bobanit si Chief Football Officer del Club. Boban do të jetë përgjegjës i koordinimit dhe supervizionimit të aktivitetit sportiv, duke punuar ngushtë me administratorin e deleguar Ivan Gazidis dhe drejtorin teknik Paolo Maldini”.
Menjëherë pas emërimit, Boban ka folur edhe për mediat: “Jam i lumtur që u ktheva në Milanin tim të dashur duke u përpjekur që të jap kontribut për ta kthyer aty ku duhet të jetë. Duhet të jetë një klub protagonist dhe fitues, sepse është kjo natyra e vetme e historisë së Milanit”.

Boban Maldini Drejtor Teknik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.