Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama nga Korça: Ju luta Xhuljetës dhe e binda, i kërkova vetëm vettingun

21:48 / June 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Korça, kryeministri Edi Rama tha se zgjedhjet në 30 qershor nuk do të shtyhen dhe opozita jo parlamentare nuk do të tolerohet më.

Kreu i qeverisë solli në vëmendje marrëveshjen politike me Lulzim Bashën në 17 maj 2017, kur opozita nga çadra hyri në zgjedhjet që u shtynë me një javë nga presidenti i atëhershëm Bujar Nishani.

Shefi i mazhorancës tha se ishte ai që i kërkoi Bashës të futet në zgjedhje dhe se nuk pati asnjë presion.

“Pse të rrezikojmë një përplasje, le t’i shtyjmë zgjedhjet. Pyetjen se çfarë problemi ka t’i shtyjmë zgjedhjet ja kam bërë edhe unë vetes. Dhe po të nisem nga interesi i ngushtë, jam i pari të them që s’ka problem, qeverinë e kam. Shumicën në parlament po, në nivelin e qeverisjes vendore kemi qeverisjen e 75 % të territorit, në bashkitë kryesore të vendit kemi pothuajse të gjitha bashkitë kryesore që drejtojmë. Pse mos t;i shtyjmë zgjedhjet? Ndërkohë që qeveria ka shumë punë për të bërë, dhe nuk është ndonjë kohë e favorshme me temperatura të larta për fushatë, do ishte gjëja më e thjeshtë. Por arsyetimi im është po kaq i thjeshtë. Duke kujtuar se evitonim një të keqe, ne do bënim të keqen më të madhe të mundshme për njerëzit dhe vendin. Duke i ikur një momenti të vështirë sot do ta shtrinim të keqen për vite të tëra nesër, sepse nuk është hera e parë që ndodh, është një film që e kemi parë dy vjet më parë. Kur në parlament duhej votuar vettingu ikën. Isha unë Romeo i asaj kohe që ju luta Xhuljetës siç nuk do kisha pasur dot fuqi t’i lutesha gjithë vajzave të bukura të Korçës në gjithë jetën time dhe në fund fare e binda Xhulin, hajde kërko çfarë të duash. Mori gjysmën e qeverisë, gjysmën më me peshë. Më tha çfarë do ti? Unë i thash të votoni vettingun, kush fiton qeveris dhe nuk shahet më në gjuhë të huaj Shqipëria. Kaq ishin kërkesat e mia”, tha Rama.

Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.