Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Të gjithë po flasin vetëm për Maqedoninë e Veriut, ish shefi i NATO-s: Gabim po mos të çelen negociatat

09:44 / June 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rassmusen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa sot në Bruksel mblidhen ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së për të diskutuar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në arenën ndërkombëtare po flitet gjithnjë e më shumë vetëm për shtetin fqinj.

Lexo edhe- Pse Hahn “harron” Shqipërinë? Çfarë pritet të ndodhë sot në Bruksel

Ka qenë vetë eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn i cili prej kohësh nëpërmjet intervistave dhe statuseve në rrjetet sociale flet vetëm për Maqedoninë e Veriut, duke “harruar” Shqipërinë, përsa i përket çeljes së negociatave. Edhe zyrtarë të tjerë të BE-së kanë hedhur idenë e një hapi para të Maqedonisë, pa Shqipërinë. Ndërkohë mbështetëse e fortë deri tani për çeljen njësoj të negociatave të të dy vendeve është Italia.

Reagimi më i fundit vjen nga ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rassmusen. Në një status në Twitter ai thotë se do të ishte gabim të mos çelen negociatat për Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut e kapërceu atë që dukej një pengesë e pakapërcyeshme në ndryshimin e emrit të saj. Kjo ndodhi për shkak të perspektivës për një të ardhme më të mirë në BE dhe NATO. Vendet anëtare të BE nuk mund t’i mohojnë Maqedonisë fatin që kërkon. Po ta bëjnë këtë do të ishte një gabim”, shkruan ai në Twitter.

Lexo edhe- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut “shkundin” BE-në, shtetet anëtare kërkojnë ndryshimin e metodologjisë së vlerësimit

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ervin Demo: Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve

15:03 / November 21, 2026

Salianji: Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive, është barrë për opozitën

20:42 / November 20, 2026

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.