Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut “shkundin” BE-në, shtetet anëtare kërkojnë ndryshimin e metodologjisë së vlerësimit

10:21 / June 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zaev merkel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet anëtare do të shtyjnë vendimin për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sipas gjasave në shtator, pasi pothuajse të gjitha kryeqytetet janë përgatitur për ti dhënë dritën jeshile Shkupit ndërsa Tirana duhet të presë dhe pak, kanë thënë për EURACTIV diplomatë dhe zyrtarë të BE-së.

Sipas një shkrimi të botuar këtë të hënë në faqen Euractiv, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme (GAC) nuk do të vendosë të martën, pasi Gjermania nuk është gati për të marrë një qëndrim sepse ende ka nevojë të përfundojë procesin e saj të brendshëm në Parlament.

Si rezultat, zyrtarët e BE dhe diplomatët thanë për EURACTIV vendimin do të shtyhet, ka shumë të ngjarë deri në shtator. Shkrimi thotë se po krijohet një konsensus për ti dhënë dritën jeshile Maqedonië se Veriut, ndërsa Shqipëria po lufton për të arritur njëzëshmërinë e kërkuar midis 28 vendeve, thanë burimet. Shkupi përgëzohet në veçanti për arritjen e një marrëveshjeje historike me Greqinë në emër të saj, një çështje që ka bllokuar progresin me vite të tëra.

Një diplomat tha se në mesin e shumicës së vendeve në favor të një rezultati pozitiv, vetëm Italia këmbëngul në mbajtjen e perspektivave të anëtarësimit të dy kandidatëve të Ballkanit së bashku.

Kujtojmë që pak ditë më parë presidenti i shtetit fqinj, Stevo Pendarovski tha për Euractiv se Maqedonia e Veriut nuk duhet të penalizohet nga Shqipëria përsa i përket procesit të integrimit.

Data

Pyetje tjetër e rëndësishme është se kur do të marrin vendim shtetet anëtare të BE-së. Ambasadorët e BE-së do të punojnë deri sot mbi formulimin e konkluzioneve të Këshillit të Çështjeve të Përgjitshme (General Affair Council).

Shumica e vendeve, Komisioni dhe Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) janë në favor të hapjes sa më shpejt të procesit.

Megjithatë, Franca, Holanda dhe Danimarka argumentuan se ata kishin nevojë për më shumë kohë për të vlerësuar mendimin e Komisionit përpara se të merrnin një vendim.

Por ndërkohë një tjetër debat ka lindur brenda vetë BE-së lidhur me metodologjinë e vlerësimit të vendeve që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së.
Euractiv shkruan se Holanda gjatë diskutimeve përgatitore është shprehur se duhet ti jepet kredibilitet vetë procesit dhe metodologjisë, duke thënë se blloku nuk duhet të mbarrë vendimet e zgjerimit të bazuar mbi arsyetimin gjeopolitik.

Një diplomat i tretë ka thënë për këtë faqe se ekzistonte “një konsensus i gjerë” rreth faktit se metodologjia ishte “jo ideale”, veçanërisht në fusha të tilla si sistemi gjyqësor. I njëjti burim thotë se procesi aktual i zgjerimit ka shumë “automatizëm” ndërkohë që duhet menduar dhe për këtë.

BE Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.