Integrimi i Shqipërisë është fjalë kyçe në ditën e sotme teksa pritet dhe një vendim nga mimistrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian që janë mbledhur në Luksemburg, për sa i përket çeljes së negociatave me BE.
Një anketë e kryer nga Idra Research & Consulting për pritshmërinë e shqiptarëve për një integrim të plotë të Shqipërisë në BE, gjysma e tyre mendojnë se ky proces do të zgjasë më shumë se dhjetë vite. Ndërsa 40% shpresojnë se Shqipëria do të jetë pjesë e BE në pesë vitet e ardhshme.

Pesimistët në këtë studim, që përbëjnë vetëm 11 për qind mendojnë se vendi nuk do të bëhet kurrë shtet anëtar i Bashkimit Evropian.
Pavarësisht faktit se shumica e shqiptarëve e shohin të largët ditën e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, vlen të theksohet fakti se ne ngelemi vendi më pro Bashkimit Europian mes vendeve aspirante(Shqipëri, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia).
Anketimi është realizuar me një mijë persona me anë të metodës ballë për ballë dhe intervali i besueshmërisë së tij është 95%.
