Pothuajse gjysma e të gjitha çifteve të ndara i japin një mundësi tjetër njëri-tjetrit. Shkenca ka një shpjegim – dhe me mendësinë e duhur, ribashkimi mund të mos jetë një ide e keqe, në fund të fundit.
Përafërsisht 50 për qind e çifteve kthehen përsëri pas ndarjes, dhe një studim i ri sugjeron se arsyeja është se ato ishin mëdyshje në lidhje me ndarjen.
1- Disa njerëz mund të bindin veten se ka argumente për t’u kthyer së bashku. Universiteti Shtetëror i Kansasit në studim në 2013 zbuloi se çiftet që u kthyen së bashku, supozonin se partneri i tyre kishte ndryshuar për mirë ose se ata do të ishin më mirë në komunikim.
3- Nga ana tjetër njerëzit që dëshirojnë të lënë një marrëdhënie përmendin distancën emocionale, një shkelje të besimit dhe papajtueshmëri të përgjithshme (luftime të shpeshta). Dhe më shumë se një e treta-38 për qind, donin të largoheshin për shkak të jobesnikërisë. Përkundër ndjenjave negative, 49 për qind e atyre që mendonin të largoheshin ende kishin ndjenja. Studiuesit theksojnë se gjetjet përputhen me realitetin se rreth 50 përqind e çifteve të ndara përsëri kthehen së bashku.
5- “Për sa kohë që nuk ka çështje serioze siç është sjellja abuzive në marrëdhënie dhe çdo partner me të vërtetë kujdeset për tjetrin, një shans i dytë në një marrëdhënie të suksesshme mund të funksionojë. Komunikimi është themeli, “thotë Noelle Nelson.
