Batalioni i III i këmbësorisë në Poshnje, tregoi nivel të lartë përgatitjeje në një nga stërvitjet e përbashkëta më të mëdha rajonale që po zhvillohet në Bullgari.
Ata janë duke marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët me aleatët e tjerë të NATO-s “Strike Back 19” duke prezantuar teknikat e tyre të luftimit dhe ndërhyrjes.
Në këtë stërvitje morën pjesë 800 trupa nga pesë vende të NATO-s.



