Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E-Albania: Gjatë dhjetorit kërkesa të larta për pasaporta e karta ID. Posta ka mungesë kuponash

10:32 / January 9, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karta e ID 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rekord përdorimi të portalit qeveritar e-albania gjatë dhjetorit, ku vihet re një tendencë e njëjtë e të gjithë vitit për shërbime si cerfikata që nuk jepen më pranë zyrave të gjendjeve civile, ndërsa edhe kërkesat për aplikime për kartë ID dhe pasaportë kanë qenë më të përdorura këtë muaj.

Sipas burimeve edhe pranë degëve të ndryshme të Postës Shqiptare, këtë fillim janari ka një mungesë në treg të kuponave për karta identiteti dhe pashaporta, nga fluksi i lartë i kërkesave në fundvit.

Portali  e-albania  ka publikuar statistikat e fundit, sa i përket vizitave,  shfletimin   e shërbimeve,   aplikimet   e   përfunduara,   të   cilat   janë   të aksesueshme   dhe   të   përdorshme   nga   çdo   vizitor   apo   përdorues   i  regjistruar  i  tij,  duke  ofruar  një  panoramë  më  të  mirë  të  raportit  shërbim  elektronik – aplikim – përdorues.

Sipas shifrave të bëra publike, numri total i shërbimeve të marra nga ky portal ishte 1,498,799 nga ku në faqen zyrtare vijojnë të dominojnë kërkesat për shërbime, ndjekur nga njohja me pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. E njëjta tendencë është ndjekur edhe në shërbimet e kërkuara nga aplikacioni mobile i e-albania. Vetëm të regjistruarit e rinj ishin më shumë se 17 mijë, ccka thekson një përdorim të larta gjatë muajit të fundit të vitit.

Sipas të dhënave që përfshijnë 1-31 dhjetor, vihet re një kërkesë e lartë për disa shërbime të Ministrisë së Jashtme, si karta identiteti dhe pashaporta.

Edhe cerfikata familjare mbetet në shërbimet më të përdorura në portal, ndjekur më pas me kontrollin e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për individin.

Drejt shërbimeve online

Me zhvillimet e shpejta teknologjike, të gjitha shërbimet po orientohen drejt dixhitalizimit të tyre. Një pjesë e mirë e shërbimeve po jepen online. Në portalin e-Albania prej muajit prill mund të gjeni 13 shërbime të reja elektronike, me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), të projektuara dhe të investuara nga AKSHI. Marrja e online, sipas faqes zyrtare të e-albania,  e Vërtetimeve të bizneseve kanë sjellë një kursim kohe prej 14,000 orësh pritje në radhë (llogaritur me mesatarisht një kohë pritjeje prej 15 minutash në sportel).

Nëpërmjet e-shërbimeve të reja të DPT-së, bizneset mund të kryejnë online një sërë pagesash si:

    Detyrime Globale/Penalitetet

    Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël

    Tatim i Lojërave të Fatit

    Taksat Kombëtare

    Tatim i mbajtur në Burim

    Tatim mbi Vlerën e Shtuar

    Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin

    Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi

    Tarifat Kombëtare

    Tatim Fitimi

    Renta Minerare

    Tatim mbi të Ardhurat Personale

    Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore

ID kerkesa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.