Katër persona të arrestuar katër ditë më parë në Kukës për dëmtim të materialeve zgjedhore janë liruar nga qelitë e paraburgimit.
Gjykata e rrethit vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie për Ahmet Cahanin, 46 vjeç, shofer në Bashkinë e Kukësit, Ermal Hazirin, 42 vjeç, shofer në Bashkinë e Kukësit, Ersi Biçakun, 26 vjeç, inspektor i policisë Bashkiake dhe Ervin Meshi, 35 vjeç, banor i Kukësit.
Për sulmin ndaj KZAZ-së numër 11 që ndodhet në shkollën e mesme “Havzi Nela”, gjykata ka shpallur në kërkim edhe 6 persona të tjera, ndërsa katër janë proceduar në gjendje të lirë.
Teksa në gjykatë po vendosej masa e sigurisë, drejtues lokalë të PD-së dhe militantë të opozitës kërkuan lirimin e tyre.
