Përgjegjshmëri dhe sjellje evropiane nga të gjithë shkruan presidenti Meta në një status në Facebook ku bën të ditur dhe takimin me kreun e opozitës Lulzim Basha. E duket se ky është një mesazh për kryeministrin Rama.
Meta sot pret në takim dhe kreun e maxhorancës Edi Rama, i cili një ditë më parë ka thënë se është i zënë me zgjedhjet.
“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, shkruan Meta.
