Një ditë pasi anuloj misionin vëzhgues për zgjedhjet në Shqipëri, Këshilli i Evropës poston një tjetër deklaratë në faqen e saj zyrtare për zgjedhjet.
Sipas saj zgjedhjet duhet të bëhen në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare demokratike dhe legjislacionin kombëtar.
Lexo edhe- KiE anulon delegacionin vëzhgues për 30 qershorin
Por KiE thekson se ka marrëdhënie të ngushtë me OSBE/ODIHR e cila ka vendosur një misipn vëzhgimi afatgjatë në Shqipëri.
“Ne po e ndjekim me vëmendje situatën para zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje dhe po ashtu në përputhje me legjislacionin kombëtar. Në këtë kontest, ne duam të rikujtojmë se Këshilli i Evropës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka dërguar një mision për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri”, thuhet në këtë deklaratë.

