Vetëm katër ditë para zgjedhjeve të së dielës Këshilli i Europës në një e-mail dërguar deputetëve bën të ditur se ka anuluar misionin e saj vëzhgues të zgjedhjeve të 30 qershorit.
Sipas argumentit të tyre tërheqja vjen për shkak të pasigurisë së vazhdueshme dhe rreziqeve në disa zona.
““Në vijim të e-mailit të mëposhtëm, me të cilin ju ftojmë në një takim me një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës, po ju informojmë se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh nga Kongresi për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.
Ju kërkojmë ndjesë për çdo problem që mund t’ju shkaktojë anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të korresponduar me Kongresin”, thotë e-maili.
Mesazhi ne anglisht
Dear colleagues,
Following the email hereunder, where we invite you to a meeting with a delegation from the Congress of Local and Regional Authorities of the Council of Europe, please be informed that the leadership of the Congress (the President in consultation with the two Presidents of the Chambers, in accordance with Congress rules) has decided not to deploy a Congress Election Observation Delegation to Albania due to the continued uncertainty concerning the organisation of the local elections in Albania on 30 June and possible security risks in certain deployment areas.
We apologise for any inconvenience the short-term cancelation may have caused and thank you for your readiness to exchange with the Congress.

