Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjoksi vetëm i rritet, gruaja vuan dhimbjet konstante

15:19 / June 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gruaja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grua është në dhimbje konstante për shkak të një gjendjeje misterioze, si pasojë e së cilës gjoksi i saj rritet në mënyrë të pakontrolluar. Lamphrai Srinuan nga Tajlanda e ka të pamundur të ecë pa paterica, për shkak të gjoksit gjigant që i prek shpatullat, shpinën dhe kraharorin.

46-vjeçarja e dalloi fryrjen fillimisht 3 vjet më parë, por nuk i vuri shumë rëndësi, derisa nisi të kishte dhimbje në fund të vitit të shkuar.

2 muaj më parë, bashkëshorti e çoi në spital, ku mjekët u habitën nga gjendja e saj. Ata i bënë gruas skaner dhe ekzaminime të tjera, por nuk gjetën shenja tumori.

“E kam shumë të vështirë qoftë të ulem apo edhe të flejë natën. Gjoksi po bëhet gjithnjë e më i rëndë dhe më dhemb qafa e kurrizi”,rrëfen Lamphrai në një shkrim të botuar nga Mirror.

1 68 880x445 1

Ajo punonte në bujqësi, por u detyrua të linte punën pasi mori infeksion në kyçe dhe tanimë nuk mund të lëvizë pa paterica. Për të mbajtur gjoksin gjigand, ajo është e detyruar të përdorë një copë të lidhur rreth qafës.

46-vjeçarja po bën tashmë apel për ndihmë për shpenzimet mjekësore dhe shpreson që dikush do të mund ta ndihmojë për të kuruar këtë gjendje.
Ndonëse Lamphrai nuk është diagnostikuar, gjendja e saj është e ngjashme me hipertrofinë e gjoksit, një sindromë e cila shkakton rritjen në mënyrë të pakontrolluar të gjoksit. Një sëmundje e rrallë, por që sipas Departamentit Amerikan të Shëndetit, nuk ka të dhëna ekzakte të numrit të femrave që vuajnë prej saj./

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.