Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Drejtori i Policisë Rrugore: Kemi edhe drejtues mjeti asocialë, të mos cënojmë lirinë e tjetrit

14:57 / January 9, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryesore Tola
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Policisë Rrugore Mit’hat Tola, ka komentuar situatën e rrugëve në vend pas reshjeve të dëborës. 

Në fjalën e tij në studio, Tola risolli në vëmendje akset të cilat kanë probleme në qarkullimin e mjeteve, vështirësitë që hasin drejtuesit e mjeteve në ndërrimin e gomave dhe vendosjen e zinxhirëve duke dhënë edhe këshillat e tij për drejtuesit e mjeteve.

“Të reduktohet shpejtësia. Të vendosen zinxhirët. Të evitohen parakalimet. Të ecin me marshin e dytë, të evitojnë frenimet. Të jenë shumë të përqëndruar deri sa të dalin nga zona e vështirë. Ne kemi kulturë të vogël në drejtimin e mjeteve në Shqipëri. Kemi edhe drejtues mjeti asocialë. Duhet të kemi lirinë tonë dhe të mos cënojmë atë të tjetrit.”

Më tej, Tola risolli në vëmendje akset të cilat kanë probleme në qarkullimin e mjeteve, vështirësitë që hasin drejtuesit e mjeteve në ndërrimin e gomave dhe vendosjen e zinxhirëve dhe këshillat që jep policia rrugore për të përballuar këto situata.

“Në vështirësi kalimi është aksi i Qafë Thanës, ku qarkullohet me zinxhirë. Situatë e vështirë është edhe në qafën e Llogarasë në Vlorë. Tjetër segment i vështirë për të qarkulluar  është segmenti Lezhë-Shkodër, ku për shkak të akullit dhe pakujdesisë së shoferit ka ndodhur edhe një aksident pa pasoja në jetë njerëzish. Tjetër aks i vështirë është ai Milot-Dibër,”– tha Tola.

Sa i përket kulturës së ndërrimit të gomave dhe vendosjes së zinxhirëve, Tola është shprehur se kjo gjë është më e thjeshtë tek shoferët që vijnë nga rrethe ku dëbora nuk është fenomen i rrallë.

“Patrullat që operojnë në zonat ku dëbora nuk është fenomen i rrallë dinë të ndihmojnë shumë më mirë, të tjerët hasin në vështirësi. Por njohura për fenomene të tilla fillon që në momentin që blen mjetin. Por edhe nëse ka pasur nevojë për ndihmë, policia rrugore është solidarizuar me ta për t’i ndihmuar. Para se të nisen qyetetarët duhet të informohen. Megjithatë policia është në terren për t’i ndihmuar gjithmonë,” – u shpreh Tola.

Ndër të tjera Tola ka shtuar edhe faktin që vitin tjetër, policia rrugore do ta fillojë presionin pozitiv para se të nisë dëborë që shoferët të jenë të pajisur me goma universale.

Lidhur me sistemin e ri të gjobave, drejtori i policisë rrugore Tola do të vijojnë shumë shpejt kontrollet me radarë, ku edhe  qytetarët do të përballen me faktet për shkeljet e tyre. Ndërsa lidhur me aksionin për xhamat e zinj, Tola është shprehur se në asnjë vend të BE-së, nuk lejohet errësimi i xhamit të përparmë

drejtues Policia rrugore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

10:34 / October 24, 2026

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.