Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shtohet numri i vajzave narkomane /Në Shqipëri 5 mijë përdorues të varur

14:26 / June 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
heroine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria numëron rreth 5000 përdorues të drogave , të cilët kanë krijuar varësi.  Vetëm vitin që kaloi në shërbimin e toksikologjisë janë paraqitur 900 pacientë që kanë kërkuar ndihmë dhe shifra duhet të jetë edhe më e madhe se kaq.

Ajo çfarë vërehet me shqetësim është numri në rritje i vajzave që përdorin drogë, pasi në një vit janë paraqitur 90 vajza për ndihmë.

“Femrat janë gjithmonë të nënprezantuara. Kjo shifër duhet të jetë disa herë më e madhe për fat të keq, për shkak të stigmës, ndryshe për meshkujt që e pranojnë dhe vijnë. Shkaqet më të shumta janë trysnia që ushtrojnë bashkëjetuesit, të dashurit, të fejuarit. Ky është shkaku kryesor, që rrinë me ata dhe në rrethanat caktuara. Mosha mesatare janë 23-24 vjeç”, tha Zihni Sulaj, shef i shërbimit të toksikologjisë .

“Heroina është ndër drogat me konsum më të lartw, por përzierja e drogave me qetësues apo alkool është shndërruar nw trend tek të rinjtë”,  thekson profesor Sulaj  dhe kj  e bën situatën edhe më problematike.

“Një pjesë e këtyre përdoruesve, bëhet për të potencuar efektin e heroinës. E shtojnë me benzodiazepina, me valium kryesisht, por edhe për shkaqe të tjera abuzive. Për fat të keq kemi pasur raste me mosha shumë të vogla, nxënës gjimnazesh që duke mësuar nga njëri-tjetrit për të krijuar një gjendje relaksimi apo heqje ankthi në rastet e provimeve, kanë mësuar që t’i përdorin edhe në rrethana të tjera të ngjashme, duke krijuar edhe varësi”, shtoi Zihni Sulaj.

Për të frenuar këtë fenomen të shoqërisë shqiptare dhe jo vetëm, e cila po vret   kryesisht  rininë  e shoqërisë sonë  kërkohet një ndërhyrje  ndërinstitucionale,  ku të përfshihet Ministrie e Shëndetësisë , ajo e Arsimit dhe ajo e Drejtësisë .

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.