Te Lacio e shqiptarëve është gati të shpërthejë çështja Valon Berisha, i cili ka luajtur shumë pak deri ntani me bardhekaltërit, për shkak dëmtimi.
Sipas “Corriere dello Sport”, mesfushori kosovar që erdhi në verë nga Salcburgu dhe që i kushtoi Lacios 8 milionë euro, nuk e ndjen veten pjesë të rëndësishme të skuadrës dhe është gati të kërkojë shirjen.
Berisha është vlerësuar gjithmonë nga drejtuesit e Lacios, sidomos nga Igli Tare, si një blerje shumë e rëndësishme, por situata ka rrjedhur ndryshe nga sa ishte menduar dhe futbollisti kërkon që të luajë më shumë.