Numri 2 i LSI-së, Petrit Vasili e shikon si problem të brendshëm të PD-së përjashtimi e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, si e gjykoni?
-Ky është një problem i brendshëm i PD dhe sigurisht i takon asaj ta zgjidhë. Unë kam vetëm këtë, PD është një parti që ka bërë histori në pluralizmin e Shqipërisë. Besoj se PD, sa i takon rezultateve, nuk kanë të krahasuar me tetë vitet e rilindjes, që me shëndetësinë, infrastrukturën, etj. PD ka gjithë eksperiencën e duhur dhe një pasuri të madhe personalitetesh, që do ta zgjidhin në rrugën e duhur. Një debat i madh vetëm zgjon energji të reja dhe shton tempujt e demokratizimit. Basha përgjigjet vetë për vendimet e veta, nuk mund të jem avokat i vendimeve të tij.
