Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

A dashurojnë njerëzit inteligjentë?

11:26 / June 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 Vu2QYrrmIZotj5f6a5Vhww
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë për t’u kuptuar, edhe kur bëhet fjalë për ndjenjat e tua. Por ka edhe spekulime intriguese që me shumë gjasa na ndihmojnë që t’i shohim gjërat e zakonshme nga një tjetër perspektivë.

Pra, pse njerëzit e zgjuar e kanë aq të vështirë të bien në dashuri?

Ata i analizojnë ndjenjat e tyre dhe të njerëzve të tjerë. Njerëzit e zgjuar janë brilantë në mbledhjen e informacionit dhe nxjerrjen e konkluzioneve dhe ky është njëkohësisht avantazh dhe disavantazh, pasi ata janë më të prirur për t’ia ‘mbathur’ nga një lidhje që me sinjalin e parë të një problemi. Keqkuptime? Zënka? Më fal, por ne nuk jemi bërë për njëri-tjetrin. Lamtumirë!

U duhet kohë e mjaftueshme për t’u hapur me personin tjetër

Truri i tyre nuk pushon asnjëherë së punuari për të zbuluar një numër të madh detajesh dhe arsyet pse një gjë mund të shkojë gabim. Si rezultat, njerëzit inteligjentë e kanë të vështirë të hapen me të tjerët; ata e dinë dhe kuptojë se çdo marrëdhënie është potencialisht në rrezik. Kjo është arsyeja pse ata shpesh duken shumë të ftohtë dhe të distancuar, edhe pse jo domosdoshmërish janë të tillë.

Ata u referohen përvoja të mëparshme

Ky është një tjetër ‘kurth’ për njerëzit e zgjuar. Gjërat që kanë shkatërruar lidhjet e tyre të mëparshme jo domosdoshmërish do të bëjnë të njëjtën gjë me marrëdhënien e tyre të tashme, por kjo është shumë e vështirë për t’u pranuar prej tyre. Ata e kujtojnë shumë mirë se sa e dhimbshme ishte ndarja e fundit dhe në mënyrë të pavetëdijshme projektojnë përvojën e tyre të pafat tek personi me të cilin janë aktualisht.

Të qenët beqar është një zgjedhje e vetëdijshme e tyre.

Ky është një fakt! Njerëzit e zgjuar e shohin qartë se është më mirë dhe më e rehatshme të jenë vetëm se sa me një person që nuk është ‘dora e tyre’. Ky është vendimi i tyre i vetëdijshëm dhe i mirëmenduar. Shumicën e rasteve këta njerëz janë vetëm, jo për shkak të rrethanave, por sepse duan të jenë kështu dhe ndjehen shumë rehat vetëm me veten e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.