Në një kohë që debati politik është nëse do të lejohen koalicionet parazgjedhore ose jo, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka rrëfyer edhe një bisedë të fshehtë që ka bërë në kafe një javë më parë me liderin demokrat Lulzim Basha.
Duke folur në News 24, Mustafaj deklaroi se Basha i ka thënë që nuk ka asnjë plan për të mos bërë koalicione parazgjedhore.
Këtë ide e mbështeti edhe Mustafaj, i cili ka pasur disa afrime dhe largime gjatë drejtimit të PD nga Lulzim Basha. /tirananews.al
