Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do e gjobisë policia Voltana Ademin dhe Gazmend Bardhin? Injorojnë masat anti-Covid të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve (Foto)

12:10 / December 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Foto 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e datës 17 nëntor,  Komitetit Teknik i Ekspertëve vendosi marrjen e një sërë masash për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19. (Lexo këtu)

Masat e reja përfshijnë:

-Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura
-Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
-Të ndalohen konfrencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Ndërsa më herët, në datë 15 tetor u vendos nga Komiteti i Ekspertëve mbajtja me detyrim e  maskës në ambiente të hapura.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico njoftoi qytetarët se mbajtja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe moszbatimi i kësaj mase do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.

Por në një kohë kur qytetarët e thjeshte penalizohen, gjobiten apo shoqërohen në komisariate për moszabtimin e masave të vendosura nga Komiteti, duket se figurat të rëndësishme politike në vend i injorojnë totalisht ato.

Rasti më i fundit vjen nga Shkodra, ku strukturat e PD në kryeqendrën e Veriut kanë zhvilluar një mbledhje partiake.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale nga i deleguari politik i PD-së në Shkodër, Helidon Bushati, shihet qartë se ky takim është jashtë çdo rregulli anti-Covid të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve.

Në foto shihet edhe Voltana Ademi bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm në PD, Gazment Bardhi të cilët nuk mbajnë maskë as distancë sociale nga personat e tjerë.

“Të dashur bashkëqytetarë të Shkodrës, të Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës,Fushe Arrezit dhe Pukës. Përpara kemi një sfidë dhe betejë të madhe, për t’i dhënë fund keqqeverisjes, arrogancës dhe krimit. Unë sot jam dorështrirë për secilin prej jush që të punojmë fort, me sinqeritet e me zemër të pastër, për një ndryshim të madh.”-shkruan Helidon Bushati në rrjetin social facebook, krahas fotove të publikuara.

WhatsApp Image 2020 12 25 at 11.41.42

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.