Mark Zuckerberg hedh poshtë zërat se mund të shesë Whatsapp dhe Instagram. Këtë e bëri të ditur senatori republikan Josh Hawley, një nga kritikët më të madh të Facebook, pas një takimi me pronarin e saj.
“E sfidova të bëjë dy gjëra për të treguar se Facebook është serioz në çështjen e paanshmërisë, të mbrojtjes së të dhënave personale dhe konkurrencën: të shesë Whatsapp dhe Instagram, dhe ti nënshtrohet një kontrolli të pavarur dhe të jashtëm mbi çështjen e censurës. U përgjigj jo për të dyja”, ka thënë Hawley.
Zuckerberg ndodhet në Uashington për të diskutuar për mbrojtjen e të dhënave, moderimin e përmbajtjes dhe kriptovalutën Libra, dhe është takuar dhe me presidentin amerikan Donald Trump. Këtë takim në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë, ky i fundit e quajti “simpatik”.
