Sali Berisha do të jetë deputet në Kuvend në shtator dhe këtë e konfirmoi në konferncën e posaçme për shtyp. Ai u pyet pas kërkesës së ambasadores Kim ndaj Bashës që të mos e pranojë por ish kryeministri tha se për të e rëndësishme është transparenca.
Berisha zbuloi se edhe Basha ka kërkuar transparencë në takimin me Kim.
“Së pari më lejoni të shpreh mendimin tim se ambasadorja Kim është unike në botë si ambasadore që pasi ka lavdëruar të nesërmen masakrën zgjedhore, kërkon tani ti diktoj këtij vendi se kush duhet apo nuk duhet të futet në Parlament.
Gjithçka po bëj është pikërisht që shqiptarët të mos hanë bar dhe rruga e vetme është transparenca. Unë po ofroj transparencë. Ndaj dhe në këtë kontekst nuk mbrohet Sali Berisha nga sovraniteti, as nga Kushtetuta po nuk pranon që nën diktat ti shkelë ato. Ky është ndryshimi. Unë nuk mund të shkelë ato dhe rruga e vetme për ti mbrojtur është transparenca. Cili do jetë qëndrimi im e them e njëherë nuk ka forcë në botë përveç të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misionin tim të besuar nga zgjedhësit shqiptar. Kjo është përfundimtare. Kryetari i PD në takim me zonjën Kim ka kërkuar të njëjtën gjë, transparencë”, vijoi Berisha.
