Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

A do largohet Bushati tek Vetëvendosja? Ish-ministri flet për herë të parë për idenë e largimit nga PS

18:31 / September 5, 20195 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto bushati1567579367
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm dhe anëtari i kryesisë së Partisë socialiste Ditmir Bushati, ka komentuar për herë të parë edhe në lidhje me zërat që qarkullojnë ditët e fundit për një kalim të tij tek Vetëvendosja. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Bushati deklaron se nuk do të lëvizë nga PS, ndërsa nënvizon se me Vetëvendosjen, me Albinin, por jo vetëm, me të gjithë spektrin politik shqiptar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, ka kultivuar marrëdhënie profesionale, mbi të gjitha njerëzore të mira.

Zëri i Amerikës: Kanë qarkulluar së fundmi në media dhe hipoteza për një largim të mundshëm tuajin nga PS dhe një angazhim apo përfshirje në Lëvizjen Vetëvendosja. Si është e vërteta?

Ditmir Bushati: Kjo është një tollovi treditore e krijuar kryesisht nga teknologët politikë dhe distributorët e lajmeve të rreme. Një miku im i çmuar nga Kosova do ta krahasonte me situatën e ngjashme në Ish-Jugosllavi dhe me teknologjinë që përdorej asokohe për ‘diferencimin ideopolitik’ ndaj njerëzve të cilët likuidoheshin politikisht. Unë besoj që ne nuk e kemi luksin të jemi një matricë neo-jugosllave. Me Vetëvendosjen, me Albinin, por jo vetëm, me të gjithë spektrin politik shqiptar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, unë kam kultivuar marrëdhënie profesionale, mbi të gjitha njerëzore të mira, edhe për shkak të funksionimit tim shtetëror të mëparshëm si Ministër i Jashtëm. I uroj suksese atyre.

Nuk kam asnjë arsye, e jo më ambicie për të lëvizur nga Partia Socialiste të cilën e konsideroj familjen më të madhe politike në vend. Jam mbështetur në mënyrë të pakushtëzuar në të gjitha funksionet e mia, si Ministër i Jashtëm por edhe në funksionet politike, nga kolegët, nga anëtarësia e Partisë Socialiste dhe sot më shumë se kurrë mendoj që ne kemi nevojë për të hedhur një tjetër hap drejt demokratizimit të mëtejshëm të PS-së, për të dëshmuar që jemi në gjendje për tu vet-korrigjuar dhe për ti folur, jo thjeshtë aspirantëve te kutia e votimit, por mbi të gjitha atyre që me të drejtë, mund ta kenë humbur shpresën nga gabimet që ne kemi bërë nga 6 vitet në qeverisje të vendit.

Zëri i Amerikës: Dhe pikërisht duke patur parasysh këto sfida, do kujtoja atë më të afërmen, vendimin e Këshillit Europian për hapjen ose jo të bisedimeve për anëtarësim, por dhe sfidën tjetër që lidhet më drejtimin nga ana e Shqipërisë të OSBE-së. Në këtë situatë të rënduar politike, të një krize që zgjat prej disa muajsh, a rrezikon kjo të kthehet në një pengesë serioze pikërisht për këto dy objektiva të afërta të Shqipërisë?

Ditmir Bushati: Mbase askush nuk e ka imagjinuar në ’90, kur studentët brohorisnin “ e duam Shqipërinë si Europa”, se 30 vite më pas, Shqipëria nuk do të ishte anëtare e Bashkimit Europian. Kur i kthehem pas këtij procesi, për të cilin kam punuar e kontribuar dhe jam duke punuar e kontribuar, mendoj se është koha që të tregojmë pjekuri politike dhe të mos luajmë me zjarrin. Ngjarjet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar dhe rinovimi i institucioneve të Bashkimit Evropian, tregojnë që BE do të jetë diçka tjetër nga ajo që është deri me 1 nëntor. Besoj, uroj dhe shpresoj që ne të konsolidojmë arritjet në këtë drejtim. Kur kujtoj 2013-ën, përpjekjet tona për të fituar statusin e vendit kandidat, nuk bie assesi dakord me qëndrimet e opozitës, sipas së cilës, çdo gjë ishte bërë gati. Edhe atëherë nuk ishte e lidhur thjeshtë dhe vetëm me tre ligjet, por ishte e lidhur drejtpërdrejtë me reformat që ne kemi ndërmarrë. Edhe rekomandimi për nisjen e bisedimeve për anëtarësim që u sigurua për herë të parë në 2018-ën dhe konfirmimi i tij në 2019-ën, besoj se erdhi si pasojë e një klime kompromisi që u krijua për kalimin e paketës për ndryshime kushtetuese dhe akteve nënligjore për reformën në drejtësi. Tanimë, është momenti që përmes një vullneti politik, i cili duhet të jetë mbipartiak, ne ti dëshmojmë BE-së që jemi në gjendje të kalojmë testin e modernitetit si shoqëri, jemi në gjendje për tu futur në rrugën e pakthyeshme evropianë.

Po kështu, mendoj se marrja e drejtimit të OSBE-së nga Shqipëria, ishte një prej arritjeve më të mëdha të politikës së jashtme Shqiptare, por jo vetëm. E kam konsideruar gjithnjë të lidhur ngushtë me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe me procesin e fitimit të vendit në tryezën e Këshillit të Sigurimit të OKB, për një vend jo të përhershëm.

Mendoj se kriza politike dhe situata ku ndodhet skena politike në Shqipëri, ka ndikimet e saj, qoftë përsa i përket vendimmarrjes për në BE, po kështu dhe drejtimin tonë të OSBE-së. Prandaj, janë dy momente që nuk do të nguroja ti quaja historike, të cilat nuk duhen humbur dhe mbase mund të jenë edhe dy momente që mund të kërkojnë vullnet rreth e përqark jo vetëm aktorëve politik por edhe atyre shoqëror për ti kthyer të dy këto momente në histori suksesi.

Albin Kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.