I ftuar në emisionin e pasdites “Ditë pas dite” në RTSH 1, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi disa detaje se ç’do të ndodhë mbrëmjen e ndërrimit të viteve në kryeqytet.
“Ne kemi prenotuar fishekzjarret, artistët më të mirë në vend për ndërrimin e viteve në Tiranë. Thjesht duhet të rakordohemi me qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë që ajo natë të lejohet. Por ne gjithsesi do të kemi një festë në Tiranë në fundin e vitit, sigurisht për të pritur Tiranën që është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022. Dhe ndërkohë nga data 1 janar do të fillojmë nga aktivitetet, pra ne do të kemi një vit me rreth 1 mijë aktivitete”, tha Veliaj.