Partia Demokratike ka reaguar pas lajmeve publikuara në media se në vendin ku ndodhet selia blu do të ndërtohen kulla. Në reagimin e saj, Partia Demokratike e cilëson shpërndarjen e këtij lajmi si një manovër dhe gënjeshtër të ish-kryeministrit Berisha për të shmangur vëmendjen nga dhuna e protestës së ushtruar më 8 Janar.
“Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i radhës i Sali Berishës. Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapësira e pastrimit të parave të ortakëve të tij”, shkruan PD në reagimin e saj.
