Adnor Shameti deputeti i PS, ka komentuar marrëveshjen e 5 qershorit.
Ai tha se nuk ka hedhur asgjë poshtë dhe se të gjitha këto kërkesa edhe me gjetjet dhe ndryshimet, janë elementë që i takojnë Kodit Zgjedhor.
“Çfarë është 5 qershori? Që ta përmbledhim për opinionin publik, që mos duket ndonjë herezi e madhe, respektimi apo shkelja e 5 qershorit. 5 qershori është një zgjidhje minimaliste e kushteve dhe kërkesave të OSBE/ODIHR. E kam ndjekur procesin që nga 2017, kur është konstituar që në shtator 2017 kur u konstitua Komisioni i Reformës Zgjedhore. Është bërë një plotësim minimalist i gjithë kërkesave të raporteve periodike të OSBE/ODIHR në 3-4 zgjedhjet e fundit. Ne u qëndrojmë të gjithë këtyre elementëve që kanë të bëjnë me mënyrën e kryerjes së fushatës zgjedhore, financimin e partive politike, elementë të tjerë. Por nga ana tjetër unë personalisht nuk jam dakord me mosplotësimin e një seri kushtesh pavarësisht që i qëndrojmë 5 qershorit. Nuk kemi hedhur asnjë gjë poshtë. Të gjithë këto kërkesa, edhe me gjetjet dhe ndryshimet, janë elementë që i takojnë Kodit Zgjedhor. Kjo është zgjidhja ligjore dhe unë ju siguroj që është zgjidhja më e drejtë”, tha Shameti për emisionin HARD TALK.
