Kryeministri Edi Rama në një interviste në “Real Story” në Vizion Plus, ka folur për protestën e opozitës, duke thënë se kjo protestë nuk e çon asgjëkundi opozitën.
Rama shtoi ndër të tjera se ata që do protestojnë janë një grup të dëshpëruarish, dhe administrata e bashkive që qeverisen nga PD.
Keni informacion për dhunë?
Unë nuk jam vërtet i interesuar në këtë aspekt. Besoj se policia i ka të gjithë kapacitet por nuk më bëjnë asnjë lloj impresioni këto lloj kërcënimesh dhe këto lloj protestash, protesta që në këtë periudhë që të paktën qeverisim ne, kur janë organizuar nga opoziita, nuk kanë pasur më shumë se gjithë administrata bashkiake dhe grupe të vogla. Bashki të tëra që nisen drejt Tiranës. 1200 vetë paguan bashkia Lezhë. Këto janë protesta që s’kanë asnjë shans’
Si do reagojë nëse protesta bëhet e dhunshme?
Nuk reagon qeveria, reagon policia.
Pra s’do ketë qëndrim të qeverisë?
Nuk është detyrë e qeverisë që të administrojë.
Mendoni se policia duhet të lejojë që protestuesit të futen në kryeministri?
Ka një ligj dhe policia duhet të zbatojë ligjin.
Po 21 janari?
21 janarit s’ka pasur asnjë tentativë për të hyrë në kryeministri. Në 21 janar kryeministria ka qenë e rrethuar me kangjella.21 janar është provokuar turma e protestuesve pa filluar protesta. Të gjithë këto i kanë bërë ata që thonë se përfaqësojnë popullin. Problemi i tyre është që kanë qenë janë dhe do të jenë pakicë.
