Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do rritet çmimi i biletave ajrore në Shqipëri

14:15 / March 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çmimet e karburantit të avionëve u rritën me 13%, brenda 4 ditësh si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë. Të dhënat raportohen nga Eurocontrol, që gjithashtu thekson se çmimi mesatar është 30% më i lartë, në raport me shkurtin e vitit 2019 dhe 65% më i shtrenjtë, në krahasim me muajin shkurt të 2020-ës.

Rritja e çmimeve vjen në një kohë, që industria e aviacionit, si një nga më të goditurat nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19 po rimëkëmbej, si pasojë e heqjes së kufizimeve të lëvizjes nga shumë shtete. Ndërkohë që, rritja e kostove të operimit, me gjasë do të detyrojë kompanitë ajrore të transferojnë këtë kosto te pasagjerët, duke rritur çmimin e biletave, raporton Scan.

Paralelisht, shumë prej kompanive ajrore janë prekur nga masat për mbylljen e hapësirës ajrore me Ukrainën, çka ka bërë që për mbërritjen në disa destinacione, të shtohen ndjeshëm distancat e fluturimit e për pasojë edhe kostot e udhëtimit. Ndërkaq, Eurocontrol ka publikuar edhe të dhënat e trafikut ajror në javën e fundit, në raport me të njëjtën javë të vitit 2019, ku normalisht për Ukrainën rezulton në -100%.

Impakti është shtrirë edhe në Moldavinë fqinje, që rezultin me -88% të trafikur ajror, në raport me të njëjtën periudhë të 2019-ës. Ndërkaq, ajo që bie në sy është fakti se nga të gjithë shtetet anëtare të Eurocontrol, vetëm Shqipëria ka shënuar një rritje me 18% të trafikut. Por, kjo rritje positive në drejtim të rigjallërimit të sektorit është pasuar nga një ndikim negativ në drejtim të emetimit të dioksidit të karbonit gjatë janarit të 2022-it, në raport me janarin e vitit 2019, ku sipas Eurocontrol emetimi I CO2 nga nisja e avionëve u rrit me 33.7%.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026

Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

12:12 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.