Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do ta bëjë presidenti vaksinën anti-COVID? Ja si përgjigjet Meta

23:14 / December 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta foli mbrëmjen e sotme në lidhje me vaksinimin dhe nëse do ishte i gatshëm që të jepte shembullin e tij personal tek qytetarët duke e bërë edhe ai vaksinën. Meta sqaroi se nëse vaksina vjen në vendin tonë dhe nëse mjekët e rekomandojnë, ai do ta bëjë.
Ai e konsideroi këtë proces një hap të rëndësishëm për të gjithë botën. 

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Presidenti i Republikës Ilir Meta, do të vaksinohet?

Presidenti Meta: Kjo do të jetë në varësinë e këshillave të mjekëve dhe pse jo, nëse ata do të gjykojnë që kjo është e rëndësishme dhe e domosdoshme, përse jo si gjithë të tjerët.

Pyetje: Zoti President, ka nisur vaksinimi ndërkohë në Europë. Autoritet në Shqipëri thonë se do të jetë nga Janari deri në Mars. Por, në fakt si e shikoni këtë procesin e vaksinimit në Shqipëri, dhe në këtë situatë a është vaksinimi zgjidhja?

Presidenti Meta: Ky është një proces për të cilin duhet të ishim kujdesur më shumë, që më parë. Ne, e kemi ngritur në mënyrë të vazhdueshme këtë shqetësim, sidomos vaksinimin e personelit shëndetësor, si dhe të shtresave apo fashave të shoqërisë që mund të jenë më të prekura dhe më të rrezikuara nga  COVID-19. Në mënyrë të vazhdueshme ne, e kemi inkurajuar dhe nxitur Qeverinë për të gjithë tërësinë e masave që duhet të marrë dhe ajo duhet të jetë më transparente dhe më koherente në qëndrimet e saj. Vaksinimi padyshim është një masë pozitive dhe parandaluese, për çdo vaksinë që është e konfirmuar edhe certifikuar nga institucionet e Bashkimit Europian.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.