Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do të funksiononte “martesa” PD-LSI? Manjani dhe Mazniku përplasen për 2011-n

23:21 / March 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ideja se nëse dalja e PD dhe LSI së bashku në zgjedhje do të sillte një tjetër rezultat, ka nxehur debatin në studion e “Barometrit Politik”. Një pjesë e panelistëve shprehen mendimin se bashkimi nuk do të funksiononte dhe iu referuan daljes së bashku në zgjedhjet lokale të 2011.

Andri Nurellari tha se “njerëzit nuk janë të verbër” dhe votat nuk janë bashkim matematikor. Ai e ilustroi këtë me dështimin që LSI dhe PD patën në garë për të fituar bashkinë e Durrësit në 2011.

Për Arbjan Maznikun LSI ka pasur peshën reale në zgjedhjet 2005 dhe 2013 kur mori 4-5% të votave ndërsa rritja në 2017 erdhi nga rënia  e të djathtës.

Kurse për Blendi Çekën “martesa” PD-LSI ka pasur sukses vetëm në vitin 2011 në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës kur Lulzim Basha fitoi përballë Edi Ramës. Por kjo solli përplasje mes Arbjan Maznikut dhe Ylli Manjanit. Sipas Maznikut fitoren e vendosi KQZ, ndërsa Manjani tha se ishte rezultat që u arrit me vota.

Pjesë e debatit:

Çeka: Ka dështuar martesa, por a pasur sukses vetëm në rastin e 2011 në Tiranë.

Mazniku: Ajo funksionoi në KQZ.

Manjani: Ajo ka funksionuar me vota jo në KQZ, jam gati ta garantoj me jetë. Ndize zjarrin të vendos dorë.

Mazniku: 10 vota i pamë. Ta garantoj unë me jetë.

Manjani: Ato 10 vota i keni parë te PS, në KQZ është tjetër rezultat.

Mazniku: Atë ta garantoj unë me të dy duart.

Manjani: Nga e di se ti, se nuk ke qenë, unë e kam gdhirë te KQZ.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.