Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, disa pyetjeve në rubrikën “Pyetja që Vret”.
“Edi Rama, duhet të deklarosh sonte publikisht se për të vënë në jetë ambicien tënde më të madhe, për t’u zgjedhur një ditë President i Shqipërisë së Bashkuar”, e ka pyetur Arian Çani Ramën.
“Zoti e bëftë realitet që një ditë ta shoh Presidentin e shqipërisë së Bashkuar, por ai nuk do jem unë”, u përgjigj Rama.
