A do të jetë ish-Kryeministri Sali Berisha pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së, pasi Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i ka kërkuar largimin nga kjo parti dhe dorëzimin e mandatit të deputetit, pas shpalljes së emrit të tij në “listën e zezë”?
Lulzim Basha deri më tani ka shmangur një përgjigje.
Por Gerti Bogdani, anëtari i Kryesisë së PD, në studion e Abc, ka pohuar se vendimi për z. Berisha do të bëhet publik nga Lulzim Basha më 10 shtator, pra ditën kur nis punimet edhe legjislatura e re në Kuvendin e Shqipërisë.
