Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

A do të jetë Samuel Nikaj trajner i Burrelit?

15:23 / July 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 07 05 at 14.53.18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditmar Bicaj nuk do të jetë më tej trajner i skuadrës së Burrelit. Në këto rrethana matjanët po kontaktojnë disa trajnerë të njohur të futbollit shqiptar, për t’i besuar drejtimin e skuadrës së mbretërorëve.

Drejtori Teknik Klevis Gjoka dhe Administratori i KF Burreli Marjan Lleshaj kanë patur sot një takim me teknikun Samuel Nikaj, një emër ky i njohur i pankinave shqiptare, brenda dhe jashtë kufijëve. Ende nuk ka një marrëveshje zyrtare, por palët do të vendosin pas pak ditësh cili do të jetë vendimi i tyre.

Burime nga ky takim i thanë tirananews.al se Samuel Nikaj ka një karrierë brilante në drejtimin e skuadrave të Superligës dhe Kategorisë së Parë në Shqipëri dhe ato të Kosovës. Ka punuar me zell te Akademia Vllaznia dhe në Superiore ka drejtuar Vllazninë dhe Tërbunin e Pukës. Sakaq në Kategorinë e Parë ka drejtuar me profesionalizëm Burrelin, Adën, Besëlidhjen, Mamurrasin dhe Pogradecin.

Në Kosovë ka lënë gjurmë pozitive teksa drejtonte ekipet e Prishtinës, Prizrenit dhe Vushtrisë. Në memorien e teknikut shkodran kanë mbetur titujt kampion të Vllaznia U 17 dhe U 19 si dhe ngjitja një kategori më lart e tre ekipeve të Kosovës.

Nga takimi i fundit Gjoka-Lleshaj-Nikaj nuk kemi diçka konkrete. Detajet do të mësohen pas datës 10 Korrik 2025, kur matjanët dhe trajneri i ri do të bien dakort për kushtet e kontratës. T.N.

WhatsApp Image 2025 07 05 at 14.53.18 3
WhatsApp Image 2025 07 05 at 14.53.18 2
WhatsApp Image 2025 07 05 at 14.53.18 1
WhatsApp Image 2025 07 05 at 14.53.18

BURREL samuel nikaj tranjer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.