Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do të kemi rimbyllje dhe sa rrezikohemi nga varianti Delta? Drejtuesja e ISHP-së flet hapur

15:28 / July 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60ed8c5ff0074
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesja ISHP-së, Albana Fico u shpreh sot në një intervistë për News24, se në vendin tonë ende nuk është evidentuar asnjë rast me COVID-19.

Fico konfirmoi edhe njëherë se në vendin tonë ka pasur mostra me sinjale të pazakonta, të cilat janë dërguar në laboratorin e referencës në Gjermani.

E pyetur mbi mundësinë për rimbyllje në Shqipëri, Fico tha se: “Masat ndjekin situatën jo rimbyllje në mënyrë që të parandalojnë situatën. Ne kemi marrë gjithmonë masa të moderuara. Nuk e dëshiroj që të vijmë në situatën e një mbyllje, nuk e mendoj. Nuk besoj do kemi amplitudë”.

Albana Fico theksoi edhe njëherë rëndësinë e vaksinimit masiv, duke kujtuar se po përdoren edhe njësitë lëvizëse në Shqipëri. “Ka një ecuri shumë të mirë të vaksinimit në Shqipëri. Jemi 180 doza të pa aplikuara akoma, që janë doza të dyta. Këto janë ditë tejet të nxehta dhe ka pasur vështirësi të njerëzve për të ardhur. Prandaj përpos qendrave masive të vaksinimit, kemi filluar të bëjmë vaksinimet në komunitet dhe kemi përdorur njësitë lëvizëse. Dje ishim në Shkozë për të sensibizuar popullatën. Kemi parë personat që shkojnë derë më derë në Paskuqan”, tha Fico.

Drejtuesja e ISHP theksoi se nuk mund të thuhet se cila vaksinë të mbron më shumë se një tjetër, duke theksuar se matja e efektshmërisë është një proces që do kërkoj kohë.

“Çështja e vaksinave është e lidhur drejtpërdrejt me efikasitetin. Pyetja juaj është e lidhur ngushtësisht me efektivitetin e vaksinës. Të thuash që ne do bëjmë studime, do ishte tejet ambicioze, por studimet bëhen mbi kushte të përcaktuara mirë. Të mos harrojmë se nuk është kaq e thjeshtë sa të marrësh pak gjatë dhe ta thuash këtë gjë. Është përgjegjësi shumë e madhe të thuash sa efektive është një vaksinë në një kohë kaq të shkurtër. Sa më shumë persona e kanë kryer një vaksinim, edhe ata që nuk e kanë kryer vaksinën janë të mbrojtur në këtë komunitet”, tha Fico.

Drejtuesja e ISHP tha se është pohim populist të thuash se Pfizer të mbron më shumë se Sinovac. Madje Fico tha se dhe nënës nuk ka zgjedhur ti bëjë vaksinën Pfizer.

“Këto janë qasje populiste. Efektiviteti i vaksinave është i matshëm dhe këto do t’i dimë pas studimeve disa vjeçare. Personalisht dhe njeriut tim të shtrenjtë, nënës, nuk kam zgjedhur t’i bëj as Pfizer as…Kam thënë që në fund të ditës është e rëndësishme të jesh e mbrojtur”, tha ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.