Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

A do të ketë paqe për vrasjen e Liridona Ademit? Ja si përgjigjet pajtuesi i gjaqeve në bazë të Kanunit

20:23 / December 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
liridona ademajj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pajtuesi i gjaqeve Gjin Marku ishte i ftuar në një program televiziv ku analizoi sipas Kanunit vrasjen e Liridona Ademaj. Ai e cilësoi vrasjen e bashkëshortes si më të rëndën në kodin zakonor shqiptar, e cila nuk mund të falet, e as të tolerohet. Sipas Markut gruaja në Kanun, aq më tepër kur është nënë, është e paprekshme, pasi është “Perëndia e fëmijëve”.

“Kurrë nuk ka ndodhur të dhunohet gruaja siç ka ndodhur në kohët e sotme. Mbi të gjitha gruaja kur ishte me fëmijë, nëna ishte “Perëndia e fëmijëve” të cilën nuk mund ta prekësh as ta ofendosh”, tha ai.

Nga ana tjetër, i pyetur për mënyrën se si duhet të veprojnë familjarët e Liridonës, u përgjigj kështu:

“Mendoj se në këtë rast ata duhet sigurisht të vetëpërmbahen se dhe ai është babai i dy fëmijëve. Dhe në këtë rast zakoni futet se dy fëmijët mbetën pa nënë, por tani babi le të jetë gjallë, kudo që të jetë për ata dy fëmijë. Në këto raste gjykimi zakonor është për dëmin më të vogël. Kur të rriten dhe fëmijët duhet të jenë pjesë e gjykimit të veprës së prindit të tyre. Kur të shkojnë 16-vjeç duhet t’u thuhet gjithçka dhe të japin mendimin e tyre, nëse pranojnë babain si baba, kudo që të jetë ai”.

Pajtuesi i gjaqeve tha se fëmijët sipas Kanunit i përkasin familjes së nënës, por mund të ketë dhe marrëveshje mes dy familjave për të trashëguar gjakun dhe pronën e babait.

“Nuk duhet të ishin prononcuar në media. Nëse prononcohen, prononcimet duhet të jenë të matura, mbi të drejtën dhe zakonin.

Kur kanë vrarë bashkëshorten, Kanuni i ka dënuar rëndë. Nuk mund ta vrasësh pasi është motra e dikujt. Edhe nëse vret një bashkëshorte ajo nuk lë burrin dhe fëmijët në gjak, lë familjen e vëllezërve dhe ata përgjigjen për këtë rast.

Fëmijët sipas zakonit i lihen familjes së nënës, por nëse arrihet marrëveshje mes familjeve, atëherë supozohet se fëmijët janë trashëgimi e babait dhe do të vijojnë të trashëgojnë gjakun dhe pronën e familjes ku ishte martuar mamaja. Në këtë rast zgjidhet me pleqësi mes dy familjeve”, tha ai.

kanuni Liridona Ademaj paqtuesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.