Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do të ketë rritja pagash për policët? Flet Çuçi: Afati i Ramës dhe gjobat me “smartphone”

13:16 / October 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cucii 758x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi sot miratimin e vendimit për projektin e ri në Policinë e Shtetit, që lidhet me Policinë Rrugore me fokus goditjen e shkelësve të ligjit dhe shmangien e ndërhyrjeve me futjen e teknologjisë.

“Me këtë projekt duke futur teknologjinë do të marrim rreth 110 “Smartphone” që do të jenë në duart e policisë në qarkullim që janë çift me printin përkatës dhe kur evidentohen shkelja do të emetohet gjoba duke ia dhënë në prezencë. Apo blerjen e 6 radarëve që evidentojë cdo shkelje që lidhet me shpejtësinë në qarkullim dhe që automatikisht e çon informacionin dhe gjobën në qendrën operative pa pasur nevojë të negociojë shkelësi me punonjësin e policisë” tha ai.

Çuçi kishte një lajm të mirë edhe për rritjen e pagave për punonjësit e policisë. “Ne gjithmonë e kemi pasur në vëmendje trajtimin sa më të mirë të punonjësve të policisë së shtetit nga pikëpamja financiare. Policia e shtetit ka qenë sektori që ka përfituar më së shumti nga rritja e pagave, kjo nuk do të thotë se nuk do ta shikojmë, jemi duke menduar edhe për këtë gjë. Ne kemi një projekt që do të krijojë mundësi për policinë për të marrë të ardhura nga shërbimet, për të shpërblyer vetë trupën e saj, po i shikojmë këto mekanizma pa e cenuar buxhetin e shtetit. Po i shkojmë këto mekanizma” tha ai.

E ndërsa afati 100 ditor që kryeministri Edi Rama la për reformimin e Policisë së Shtetit mbaroi, ministri shpjegoi se drejtori i ri Gledis Nano do të ketë një tur në të gjithë vendin për të parë situatën dhe më pas do të bëjë raportin mbi gjendjen. “Drejtori i ri e ka filluar punën edhe me këtë analizë. Ai do të jetë në të gjithë Shqipërinë dhe pa diskutim ky raport do të shërbejë edhe si një dokument për vlerësimin e gjithsekujt për të vazhduar, është një punë e vazhdueshme dhe jo një veprim i shkëputur në mënyrë që të kemi një trupë profesionale që policia e shtetit të jetë në lartësinë e duhur. Edhe ministri do të jetë një raport përmbledhës për këtë gjë” përfundoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

22:20 / November 20, 2026

Prej 3 muajsh nën mbikëqyrje, Aldo Gjini i ‘Rrajave’ transferohet nga burgu i Drenovës në regjimin 41 bis

22:00 / November 20, 2026

Operohet Erioni, të shkuara Elisës!

21:18 / November 20, 2026

Partia Demokratike kërkesë KQZ: Zgjedhjet 2027 pa identifikim elektronik, mos miratoni propozimin

19:20 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.