Këtë të martë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm pritet të shqyrtohet kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend. GJKKO caktoi masën ”arrest shtëpie” më 30 dhjetor të 2023, për çështjen e ish-kompleksit Partizani.
Disa ditë më parë Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për shuarje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi janë përballë drejtësisë për aferën e kompleksit ish-Partizani. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv.