Kreu i Shoqatës së Transportit Qytetar, Rixhin Qoshja tha se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen do të shkojnë drejt rimbylljes, pasi puna që kanë aktualisht nuk justifikon shpenzimet.
“Ishte një paralajmërim për të gjitha instancat shtetërore që kanë vendimmarrjen për të plotësuar kërkesat ekonomike tonat,sepse puna që kemi tani nuk justifikon shpenzimet dhe si e tillë do na çojë drejt rimbylljes nëse nuk ka asnjë reagim për plotësimin e kërkesave tona”, tha ai.
Ndërsa lidhur me ecurinë e transportit urban këtë javë Qoshja tha se dy ditët e para respektimi i protokollit kryhej shumë mirë nga njerëzit, por më pas ra kjo dëshirë duke treguar në Wake Up se ka pasur dhe raste të njerëzve që kanë dashur të hyjnë pa maskë. Deri tani tha ai nuk është marrë ndonjë masë, por nëse shërbimi do të vijojë patjetër që po.
“Ditët e tjera ra dëshira për të respektuar këtë protokoll, kemi pas njerëz që donte të hynte pa maskë, po stafi është detyruar të dalë jashtë. Kemi pasur ndihmën e bashkisë dhe agjencisë së mbrojtjes së konsumatorit. Nëse ky shërbim vazhdon patjetër që do merren masa”, vijoi ai.
