Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do të ndryshojnë taksat vitin e ardhshëm? – Profesionet e lira 15% tatim, sa do paguhet për qiratë dhe trashëgimitë

15:39 / October 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taksa biznesi llogari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministira e Financave po është në fazën e hartimit të buxhetit dhe paketës fiskale për vitin e ardhshëm, për të cilat parashikohet që të nisin diskutimet në Komisionet Parlamentare brenda këtij muaji dhe që më tej të kalojnë për miratim në Parlament. Por a do të kemi ndryshim taksash gjatë vitit të ardhshëm?

Kërkesat e bizneseve gjatë kësaj periudhe të vështirë kanë qenë të shumta, ku kërkohen lehtësi për industri të ndryshme të cilat përballen me rritje kostosh, që vijnë kryesisht nga çmimi i energjisë elektrike për tatimpaguesit e mëdhenj por edhe shtrenjtimi i lëndëve të para.

Por mesa duket, asnjë kërkesë nuk do të merret ne konsideratë nga qeveria për vitin e ardhshëm, e cila do ti qendrojë një politike të kudjeshme fiskale, në mënyrë që të mos vërë në rrezik financat shtetërore. Kështu, sipas Financave, bizneset nuk duhet të përgatiten për ndryshime apo lehtësi fiskale. E vetmja risi që do të hyjë në fuqi nga 1 Janari 2023 dhe në vijim, janë ndryshimet ligjore në tatimin mbi të ardhurat, të cilat prekijn kryesisht profesionet e lira, pasi përjashtimet nga tatimi për kategoritë e tjera do të vijojnë deri në vitin 2029.

Konkretisht, në vitin 2023 në skemën e tatim-fitimit prej 15 për qind do të futen profesionet e lira apo ato që ofrojnë shërbime kundrejt kompanive të tjera dhe që kanë marxhe të larta fitimi. Në total janë evidentuar 42 mijë subjekte, por një pjesë e tyre nuk do të jenë objekt tatimi gjatë vitit të ardhshëm për shkak se ofrojë shërbime utitare si këpucar, rrobaqepës, berber etj. Ndërsa 92 mijë biznese të tjera tregtare me xhiro 0-14 milionë lekë parashikohet të jenë pjesë e skemës së tatim-fitimit në vitin 2029.

Ndërkohë, pjesë e ndryshyimeve ligjore, do të jetë edhe tatimi me 15 për qind për të ardhurat që qytetarët marrin nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme si ambiente banimi apo komerciale. Po ashtu, me të njëjtin nivel do të tatohen trashëgimitë e aseteve të ndodhura në Shqipëri ose jashtë saj apo fitimet e marra nga lojërat e fatit të zhvilluara në Shqipëri ose jashtë saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri/ Vendasit përpiqen të reagojnë, portieri Sherri shpëton kuadratin

22:22 / September 29, 2026

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

21:24 / September 29, 2026

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.