Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

A do të paraqitet Ilir Meta në Komisionin Hetimor? Bushati jep përgjigjen e prerë dhe zbulon çfarë fshihet pas nismës së PS

11:38 / May 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5cbdf5f7893bfEndira Bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pedagogia e njohur, Endira Bushati shprehet e bindur se Presidenti Ilir Meta nuk do të paraqitet në Komisionin Hetimor që është ngritur për shkarkimin e tij.

E ftuar në emisionin “Breaking”, Bushati u shpreh se “ne e dimë që presidenti i Republikës ka një axhendë të përcaktuar, por kjo nuk duhet të bëhet pengesë për një gjë kaq madhore”.

“Asgjë nuk mund të jetë e rëndësishme për presidentin se sa ky komision. Ky komision heton, e Meta nuk shkon derisa të plotësohen afatet”, tha pedagogia.

Ndërsa e pyetur se cilën nga deklaratat e forta që ka bërë Meta, do donte të fshinte, Bushati tha se atë që ka bërë për ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

“Po të rikthehej në kohë, do donte të fshinte deklaratat për ambasadoren se sa sfurqet. Se ato për dhunën mund të thotë se janë metaforike”, tha pedagogia e njohur.

Kjo e fundit shtoi më pas se mazhoranca këtë herë ka një qëllim dhe shkarkimin e Metës do ta bëjë me numrat që ka në parlament.

“Ka disa elementë që nuk na lejojnë të themi që të jemi të sigurt se do të ndodhë shkarkimi i Metës. Por procesi ka disa hallka, e mazhoranca thotë të bëjmë të parën, ta shkarkojmë në Parlament. Mendoj se Rama ka humbur për shkak se e ka vënë Metën president. Nuk mund të themi se ka qenë president i Shqipërisë, ka qenë shefi real i një partie politike. Nuk mund të themi se ka qenë mbi palët, pasi ka qenë palë e një partie politike. Nuk mund të themi se Meta ka qenë në lartësinë e asaj që kërkon roli i presidentit, e kjo është përgjegjësi e Ramës, i cili po mundohet të korrigjojë gabimin e tij”, tha Bushati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.