Një ndër më të votuarit e kryesisë së PD, Gerti Bogdani deklaroi se është i hapur për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai theksoi se nëse PD do ia kërkojë këtë gjë do i bëjë ballë me sukses ashtu si çdo sfide tjetër.
“Një nga emrat e propozuar më shumë në degën e PD në Tiranë ka qenë emri im. Ringritja reale e PD duhet të vijë nga zgjedhjet lokale. Nëse PD do ma kërkojë një gjë të tillë, unë i kam bërë ballë sfidave me sukses”, tha ai.
