The Economist i ka kushtuar editorialin e mëngjesit të kësaj të enjte krizës politike në Shqipëri. Në rubrikën e saj Esspresso, që është rubrika e informacionit të mëngjesi të përzgjedhur nga redaktorët e saj, dhe që trego agjendën globale në ditët e ardhshme dhe çfarë ndodh në fushën e biznesit, financave dhe politikës, prestigjiozja ka shkruar për Shqipërinë nën titullin: “Zhvillime të rrezikshme: Kriza politike në Shqipëri”
Ajo i referohet asaj çfarë mund të ndodhë në ditët e ardhshme teksa e quan punë të rrezikshme politikën në vendin tonë. Shkrimi i shkurtër nis me pyetjen: “Çfarë shansesh ka Shqipëria për t’iu bashkuar Bashkimit Europian?”, e më pas flet për zhvillimet aktuale politike në vend. “A nënkuptojnë të gjitha këto zhvillime se do të ketë një përsëritje të krizës së 1997, kur qytetarët morën tanket dhe detyruan Presidentin e asaj kohe Sali Berisha të dorëhiqej? Ndoshta jo. Por ende politika shqiptare mbetet një punë e rrezikshme”, përfundon Espresso.
SHKRIMI I PLOTE I ESPRESSO
Zhvillime të rrezikshme: Kriza politike në Shqipëri
Çfarë shansesh ka Shqipëria për t’iu bashkuar Bashkimit Europian? Muajin e kaluar raporti i Komisionit Europian rekomandoi çeljen e negociatave. Më pas më 18 qershor disa anëtar të bllokut frenuan këtë proces. Ata mendojnë se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më keq për tiu bashkuar bllokut.
Këtë fundjavë zgjedhjet për bashkitë dhe këshillat bashkiake do të mbahen. Por opozita, pasi nxiti protesta të mëdha antiqeveritare , po i bojkoton ato. Presidenti Ilir Meta ka thënë se ka shtyrë zgjedhjet. Por Parlamenti mendon se është antikushtetuese dhe ka nisur lëvizjet për shkarkimin e tij.
Dhe si për të komplikuar gjërat liderët e opozitës akuzojnë kryeministrin Edi Rama se fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare falë ndihmës së bosëve të krimit të organizuar, por Rama e mohon këtë. A nënkuptojnë të gjitha këto zhvillime se do të ketë një përsëritje të krizës së 1997, kur qytetarët morën tanket dhe detyruan Presidentin e asaj kohe Sali Berisha të dorëhiqej? Ndoshta jo. Por ende politika shqiptare mbetet një punë e rrezikshme.

