Kartëmonedhat euro janë dizenjuar nga Robert Kalina dhe në të gjitha prerjet janë paraqitur ura. Monedha euro nisi të përdorej në vendet e BE-së si një monedhë e përbashkët në fillim të viteve 2000, dhe Kalina ka pas si qëllim të tregojë monumente të vërteta. Por për arsye politika ura dhe arti janë thjesht shembull hipotetikë të epokave arkitekturore.
Në fakt të gjitha këto ura që i ngjajnë atyre në kartëmonedhat e euros janë dizenjuar nga holandezi Robin Stam për ti bërë reale. Ai i ka ndërtuar në periferinë e Spijkenisse, në qytetin port të Roterdamit.
Kështu, kartëmonedha pesë euro tregon një urë të epokës klasike (deri në shekullin e pestë), 10 euro të epokës romane (mes shekujve 11 dhe 12), kartëmonedha 20 euro përmban një urë të epokës gotike (mes shekujve 13 dhe 14), në kartëmonedhën 50 euroshe përfaqësohet epoka e rilindjes evropiane e shekujve 15 dhe 16. Kartëmonedha 100 euroshe tregon ura të stilit Barok dhe Rokoko të shekullit të 17 dhe 18-të. Kartëmonedha 200 euro përmban një urë të epokës së Art Nouveau, të shek. 19
Ndërsa kartëmonedha më e madhe evropiane, ajo 500 euroshe tregon një urë të arkitekturës moderne, pra shekullit të 20.