Kryebashkiaku i ri i Kavajës Redjan Krali, i njohur si kushëriri i ish-kryeministrit Fatos Nano, është futur sot në ambientet e Bashkisë.
Dera që u mbyll nga zyrtarët demokratë të bashkisë pas përfundimit të orarit zyrtar, u hap sot nga policia bashkiake.
Për të bërë të mundshme hyrjen më lehtë në institucion të kreut të ri të Bashkisë së Kavajës, do të ndryshohet brava e derës.
Në zgjedhjet e 20 qershorit, Krali arriti të sigurojë 7426 vota kundrejt rivalit që mori 122 vota.