Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

A e ka ndihmuar bukuria të arrijë gjërat më lehtë në jetë? Miss Universe Françeska Rustem thotë se…

19:56 / June 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Franceska Rustem
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Françeska Rustem është shpallur ”Miss Universe Albania 2024”. Bukuroshja ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës në Shqipëri dhe jep detaje nga rrugëtimi mjaft të rëndësishëm në karrierën e saj. E pyetur se nëse bukuria e ka ndihmuar për të arrirë gjëra në jetë, ajo u shpreh se ka investuar shumë ndër vite edhe për zhvillimin e saj personal.

”Që në moshë të vogël jam marrë me balet. Jam futur në kanto. Nga baleti kam shkuar në një kurs modeling. Kam qenë gati 10 vjeç. Vazhdimisht në shkollë me libra. Vazhdimisht në kurse për mënyrën e të folurit, mënyrën e të qëndruarit. Madje edhe në TikTok ndjek shumë faqe që të mësojnë se si të hash, si të sillesh në publik, si t’i drejtohesh dikujt pa e ofenduar, pa e shqetësuar. Domethënë jemi në një botë që interneti është i lirë dhe ti mund të lexosh, mund të mësosh, kështu që bujrum kush ka dëshirë e qejf për tu bërë më e mira e vetes tënde”,-tha Rustemi.

Kur je një person i bukur thuhet se i kalon gjërat më lehtë. Sa e vërtetë ka qenë kjo për të? ‘‘Mendoj që janë të dyja anët e medaljes, sepse ka njerëz që të vlerësojnë thjesht për bukurinë dhe nuk ta shikojnë fare mënyrën se si flet dhe se si di të sillesh. Ka edhe njerëz pastaj që thjesht të shikojnë të bukur edhe thonë ‘e di si është puna, hajde kalo’. Është një pjesë që ty të favorizon, por në botën që ka ardhur dhe në jetën e përditshme mendoj që njerëzit janë zgjuar paksa dhe kërkojnë të bukurën që është brenda dhe kërkojnë të bukurën që është në mendje. Bukuria fizike tashmë me filler, me photoshop. Bukuria nuk ka fund. Varet si e shikon edhe syri i njeriut”.

bukuria Françeska Rustem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.