Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, pretendoi dje ne rrjetet sociale per vërtetësinë e diplomës së masterit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në grupin e Whatsapp-it që ka krijuar me një grup gazetarësh, ai shpërndau një kopje të diplomës së Veliajt nga Universiteti i Sussex-it, për të cilën u tha gazetarëve se ishte e falsifikuar.
E vërteta u zbulua sot (çuditërisht) nga portali TPZ.al i Ylli Rakipit. Ky portal ka kontaktuar me Universitetin e Sussex, drejtuesit e të cilit nxorrën mashtrimin e Taulant Mukës dhe konfirmuan se Erion Veliaj është diplomuar në këtë Universitet në vitin 2006.
“Unë mund të konfirmoj se Erion Veliaj është diplomuar në Universitetin e Sussex, në vitin 2006, me një Master në Politikën Europiane”, u shpreh James Hakner, Menaxheri i Komunikimit, në Universitetin e Sussex.
