Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se lufta nuk ka përfunduar pavarësisht marrëveshjes për pengjet me Hamasin.
Ai këmbënguli se ushtarët izraelitë do të jenë të sigurt gjatë pauzës katër-ditore të luftimeve për të cilën është rënë dakord në marrëveshje.
Gjatë një konference, Netanyahu kishte filluar duke thënë se që nga fillimi i luftës ai nuk ka reshtur së menduari për pengjet dhe familjet e tyre – dhe thotë se të gjithë do të kthehen në shtëpi.