Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

A është mirë të porosisni ushqime këto kohë? Zbuloni çfarë thonë ekspertët

18:07 / March 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
unnamed file 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të lodhur nga rutina e qëndrimit për ditë të tëra në shtëpi, njerëzit gjejnë kënaqësi tek gjërat e vogla. Një tortë e përgatitur vetë, ose një drekë e porositur nga restoranti i preferuar! Në pamundësi për ta shijuar atje, një pjesë e mirë e njërëzve kanë gjetur shpëtim tek ushqimet me porosi.

Gjithsesi, të gjithëve na ka ndodhur që para se të bëjmë porosinë për dërgesën të pyesin rreth e rrotull nëse është e sigurt çfarë po bëjmë. A rrezikohemi duke marrë ushqim të gatshëm?

Fillimisht, duhet të dini që deri më tani ekspertët thonë se nuk është provuar në asnjë rast që COVID-19 të transmetohet përmes ushqimit. Nëse ushqimi është përgatitur në standartet e duhura të higjenës dhe çdo gjë tjetër, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

A duhet të konsumojmë ushqime të gatshme?

Eshtë thënë me qindra herë, që deri më tani kura e vetme parandaluese e gjithë kësaj është distancimi social.

Kjo do të thotë që në rast se s’ju mbetet zgjidhje tjetër veç ushqimit të gatshëm, mund ta bëni, por mos harroni të mbani distancën e duhur.

Gjithsesi më shumë se dërgimi i ushqimit, njerëzit po rrezikohen nga qëndrimi pranë njëri tjetrit dhe mos zbatimi i rregullave. Për t’u kthyer tek ushqimet, gatimi në shtëpi është opsioni më i sigurt.

Në rast se porosisni ushqim, mbani mend:

1.Ushqimet e porositura para se të mbërrijnë tek ju kalojnë në disa vende të tjera dhe rrjedhimisht në “shumë duar”.

2.Kur porosia mbërrin, sigurohuni të mbani distancë kur e merrni, për sigurinë tuaj dhe të dërguesit.

3.Do të ishte mirë që në atë moment paketimin ta fshinit me një letër të lagur dhe më pas të lanit duart, për t’u siguruar që sipërfaqja është e pastër.

4.Pasi ta keni zhvendosur në pjatë, sërish lani duart.

5.Përpiquni të jeni sa më të thjeshtë në porositë tuaja, pasi nuk është momenti i duhur për të eksperimentuar me pjata të ndryshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.